Dhunoi fëmijën tek “Zyber Hallulli”, pushohet nga puna kujdestarja
Një ditë më parë një qytetare dërgoi në BOOM dëshminë tronditëse të një prej fëmijëve që qante pranë murit të shtëpisë së fëmijës “Zyber Hallulli”, duke deklaruar mes lotësh se ishte rrahur nga kujdestarja.
Pas shfaqjes së videos rrëqethëse, i menjëhershëm ka qenë reagimi i Shërbimit Social Shtetëror, i cili pas këqyrjes së kamerave të sigurisë së këtij institucioni dhe vlerësimit të fëmijës nga ana e psikologut, ka pranuar dhunën duke marrë masën e lirimit të menjëhershëm nga detyra të kujdestares me iniciale E.Ç, punonjëse pranë shtëpisë së fëmijës “Zyber Hallulli”në Tiranë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



