E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shqiptari vrau gruan në sy të 4 fëmijëve, flet motra e viktimës: E paralajmëroi se…
Bota

Shqiptari vrau gruan në sy të 4 fëmijëve, flet motra e viktimës: E paralajmëroi se…

Shqiptari i Kosovës, Anton B, nga Westerkappeln qe akuzohet se ka ekzekutuar gruan e tij 30 vjecare në rrugë, me një të shtënë në kokë, para katër fëmijëve të tyre ka qene i radikalizuar.

Se paku, keshtu ka deshmuar motra e viktimes, e cila ka treguar per jeten e tyre dhe procesin e radikalizimit të 38-vjeçarit. Ajo personalisht ishte goditur nga një plumb gjatë përleshjes për kujdestarine e fëmijëve, më 28 maj.

Motra tregon se kunati e ka cilesuar te ndjeren shume here si “k*rvë”, dhe e detyroi te vinte shamine. Katër muaj më parë, motra e saj ishte ndarë nga ish-bashkëshorti.

“Ajo donte të jetonte e lirë, të zbukurohej, të punonte, ashtu si edhe gratë e tjera”, thotë motra e saj në rolin e dëshmitares, informon albinfo.ch.

Por, burri i saj e ndaloi, “pasi nuk ishte islamike”. Familja e saj, gjithashtu me rrënjë kosovare, përbëhet nga myslimanë të moderuar.

Gjatë dy vjetëve para se të ndodhte krimi i 28 majit, qëndrimi radikal i kosovarit ishte intensifikuar, i ka shpjeguar motra trupit gjykues: Ai e detyroi ta vendosë shaminë në kokë. Pas kesaj, ajo u izolua, nuk u la te dilte apo te fliste me persona te tjere, pervec familjes.

38-vjeçari i kishte vizituar vazhdimisht xhamitë, ku predikonin radikalistë, dyshohet edhe se ka udhëtuar në Mekë. Për këtë arsye, ai shpenzoi shumë të holla, edhe pse familja e tij jetonte me ndihma sociale dhe asnjëherë nuk kishte bërë pushime, transmeton albinfo.ch.

Sipas informacioneve të “Salzgitter Zeitung”, ai vizitoi një xhami në Ibbenbüren, e cila është duke u vëzhguar nga forcat e sigurisë. Ai gjithashtu ndryshoi emrin e tij, pasi ai qe kishte nuk tingëllonte aq islamik.

Çuditërisht, motra e dytë e së vdekurës para trupit gjykues paraqiti një fotografi nga banesa e të pandehurit. Në të shihet vajzën e tij e vogël para flamurit të zi të “Shtetit Islamik”. Me gisht tregues të ngritur që në këtë kontekst do të thotë një përshëndetje e islamistëve radikalë. Problemet duhet të kishin përshkallëzuar në momentin që gruaja e tij gjeti flamurin. Babai i viktimës kishte pohuar se 38-vjeçari disa herë kishte thënë se fëmijët duhet të rriten në Siri. Ndërsa motra konfirmoi se në një moment ai kishte thënë: “Sa e madhe është Lufta e Shenjtë”, njofton albinfo.ch.

Përveç kësaj, 38-vjeçari dyshohet se ishte bërë gjithnjë e më agresiv ndaj katër fëmijëve të tij. Mbi të gjitha, ai e kishte rrahur djalin e tij më të vogel. Sjellja e vrasësit si duket ka çuar në konflikt të marrëdhënieve bashkëshortore. Ai zgjati deri në ndarjen e tyre.

Sipas saj, ai e kishte kercenuar: “Nëse ndahesh, unë do ta shuaj familjen”. Procesi gjyqësor do të vazhdojë më 20 dhjetor.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.