Studentët kërkojnë parlament të shtunën, reagon Balla: Po, hajdeni për dialog
Në ditën e 10 të protestës së studentëve, të rinjvë i kanë kërkuar kryeministrit që të mbledhë ditën e nesërme në një seancë të jashtëzakonshme parlamentin, në mënyrë që të plotësohen kërkesat e tyre të panegociueshme.
Ultimatumit të studentëve i cili përfundon këtë të premte në orën 16:00 i është përgjigjur numri dy i PS-së Taulant Balla, i cili është shprehur i gatshëm që të mbledhë ditën e nesërme parlamentin për të patur një dialog mes studentëve e kryeministrit.
Balla postoi këtë mesazh në rrjetin social, fill pas thirrjeve të studentëve, të cilët qëndrojnë përpara kryeministrisë prej 3 ditësh.
“PO! Parlamenti mund te mblidhet neser me Kryeministrin dhe studentet, te cilet eshte koha te ulen e te mbyllin Paktin per Universitetin duke nisur nga miratimi i 8 pikave. Uroj qe studentet ta bejne kete pa humbur kohe dhe te kthehen ne shtepi me suksesin e protestes se tyre.”

PO! Parlamenti mund te mblidhet neser me Kryeministrin dhe studentet, te cilet eshte koha te ulen e te mbyllin Paktin per Universitetin duke nisur nga miratimi i 8 pikave. Uroj qe studentet ta bejne kete pa humbur kohe dhe te kthehen ne shtepi me suksesin e protestes se tyre.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



