Banorët e Unazës: Po kërkojnë të na përçajnë me oferta, por …
Paralelisht me protestën e studentëve, në Tiranë ka nisur edhe protesta te Unaza e Re. Banorët janë vendosur në të dyja asket e rrugës pranë mbikalimit në këtë zonë, duke bllokuar qarkullimin e mjeteve.
Protesta te Unaza e Re shënon ditën e 41 ndërsa banorët kundërshtojnë prishjen e banesave të tyre siç e parashikon plani për ndërtimin e aksit nga sheshi “Shqiponja”, te mbikalimi pranë pallatit me shigjeta. Ata kërkojnë edhe rrëzimin e projektit.
“Duan të na përçajnë me oferta”, u tha nga megafoni i protestës.
Pyetjes së gazetarëve nga terreni, kush po tenton t’iu përçajë, protestuesi i cili hodhi akuzat u përgjigj: “Po kush tjetër përveç zagarëve të Afrim Qendros dhe Erjon Velisë, me arrestime presione, pseudo-oferta”.
Në protestë, u kërkua edhe lirimi i Daniel Dobrajt dhe Dorjan Protoduarit, të cilët janë ende në qeli, që pas protestës të dhunshme, të zhvilluar para Kuvendit, më 22 nëntor.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



