Mesazhe si të komentoni te Rama, kreu i FRESSH jep dorëheqjen për “pak minuta”
Prej 12 ditësh që ka nisur protesta studentore në Tiranë, nëpër media kanë qarkulluar materiale përmes të cilave bëhej e ditur se forumet e partive politike janë “në sulm” për të kapur protestën.
Por, para pak ditësh u publikuan edhe bisedat mes anëtarëve të FRESSH, ku jepeshin direktiva për të komentuar pozitivisht në faqen e kryeministrit Rama gjatë një video-live për studentët.
Nuk dihet nëse është ky shkaku apo se çfarë ka ndodhur me siguri, por përmes një postimi në Facebook, Eljo Hysko ka njoftuar dhënien e dorëheqjes nga posti i kryetarit të FRESSH.
Hysko shprehet se ky vendim vjen pas lajmeve në media, ku thuhet se ai udhëzonte të rinjtë socialistë se si të komentonin tek kryeministri Rama.
E megjithatë, nuk kanë kaluar shumë minuta kur Eljo Hysko e ka fshirë postimin nga Facebook dhe nuk dihet se çfarë po ndodh realisht.
Postimi i Hyskos:

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco




