E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
A do e shpëtojë rezidenca franceze Ermal Beqirin nga ekstradimi në Shqipëri?
Lajme

A do e shpëtojë rezidenca franceze Ermal Beqirin nga ekstradimi në Shqipëri?

Skandali i AKSHI-t ka kaluar kufijtë dhe tashmë po luhet një betejë e fortë ligjore në Francë, ku biznesmeni Ermal Beqiri po tenton të shmangë përballjen me drejtësinë shqiptare.

Burime për mediat bëjnë me dije se Beqiri ka angazhuar një studio prestigjioze franceze për ta përfaqësuar në Gjykatën e Amiensit, me synimin për të bllokuar ekstradimin drejt Shqipërisë. Lëvizja vjen në një moment kritik, ndërsa ai rezulton rezident në Francë, një status që mund të përdoret si kartë e fortë juridike për të zvarritur ose penguar kthimin e tij.

Beqiri u arrestua në Francë në një episod që bëri bujë, teksa pilotonte një avion civil mbi centralin bërthamor të Penly-t, duke ngritur pikëpyetje të forta mbi aktivitetet dhe lëvizjet e tij jashtë vendit. Ndërkohë, në Shqipëri, një tjetër studio ligjore po ndjek paralelisht zhvillimet dhe materialet hetimore në bashkëpunim me SPAK.

Ende nuk është konfirmuar nëse ai do të kërkojë azil politik në Francë, por indiciet janë të forta. Beqiri rezulton të ketë ndërtuar prej vitesh një bazë të konsoliduar në shtetin francez, ku ka themeluar kompani dhe ka investuar miliona euro në pasuri të paluajtshme, përfshirë edhe një kështjellë – tashmë të sekuestruara nga autoritetet.

Në Shqipëri, emri i tij lidhet drejtpërdrejt me një nga aferat më të rënda të viteve të fundit. Ai akuzohet se, në bashkëpunim me Ergys Agasin, ka ngritur dhe drejtuar një grup të strukturuar kriminal brenda Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, duke përfituar miliona euro përmes tenderave publikë.

Lista e akuzave është e gjatë dhe e rëndë: nga manipulimi i tenderave dhe konkurrenca e pandershme, te korrupsioni aktiv, heqja e paligjshme e lirisë, pastrimi i parave dhe pjesëmarrja në organizatë kriminale.

Tashmë, gjithçka varet nga vendimi i drejtësisë franceze: do të ekstradohet Beqiri në Shqipëri apo do të arrijë të fitojë kohë – dhe ndoshta liri – përmes mburojës ligjore që i ofron rezidenca në Francë?

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.