E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
A do të heqë dorë Edi Rama nga mandati i katërt? Kryeministri: Nuk do të bëhem mbret
Lajme

A do të heqë dorë Edi Rama nga mandati i katërt? Kryeministri: Nuk do të bëhem mbret

Kryeministri Edi Rama deklaroi në emisionin “Open” se nuk i intereson një opozitë që sipas tij na bëri horr me botën duke i rënë politikës me vare.

Kreu i qeverisë u shpreh se nuk do bëhet mbret në krye të vendit, duke lënë kësisoj të kuptohet se do ta mendojë kandidaturën për kryeministër në një mandat të katërt.

PJESË NGA INTERVISTA

Rama: Si mund të mos më interesojë mua një opozitë që na bëri horr me botën, që goditi politikën me vare në kokë. Unë jam në mandatin e tretë. Pse do bëhem mbret unë këtu?! 2030-ta erdhi.

Pyetje: Mandati i katërt, e synon?

Rama: Unë do qëndroj për sa kohë kam këtë pasion, këtë besim, këtë energji dhe bindje. Nesër mund të ndodhë që nuk e ndjej këtë forcë e them deri këtu isha. Nuk më intereson kjo, por mosbërja horr e këtij vendi. E bënë horr Shqipërinë po të them.

“Po sfidohet SHBA në mënyrë qesharake”/ Edi Rama: Basha dhe Berisha, dy të vdekur të pakallur që nuk i duhen as dreqit jo më demokratëve

1

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Berisha dhe Basha janë dy të vdekur të pakallur që nuk i duhen as dreqit jo më demokratëve. I pyetur se si e komenton përplasjen në Partinë Demokratike mes Bashës dhe Berishës, Rama tha se me veprimet e tij ish-kryeministri Berisha po tregohet krejt qesharak duke ‘sfiduar’ Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Rama shpjegoi edhe një herë se nuk ka asnjë ndërhyrje për të shpallur nongrata Berishën dhe se Departamenti Amerikan i Shtetit i merr vendimet bazuar në informacione të detajuara.

Biseda në Studion e “Open”: 

Pyetje: Unë si analist ju thoni që janë të dy njëlloj ndërsa si kryeministër nuk e dimë se çfarë qëndrimi keni?

Rama: Janë dy të vdekur të pakallur që nuk i duhen as dreqit jo më demokratëve këtë di unë.

Pyetje: Të bashkohet populli opozitar me PS-në!

Rama: Flasim për një frymë kombëtare që duhet të ketë Shqipëria. Flasim për të mos u bërë horra Shqipëria. Më kanë marrë njerëz nga jashtë që ça është kjo që njerëzit e opozitës sulmojnë selinë e opozitës.

A ju duket e çuditshme që z. Kim mbështet Lulzim Basha?

Rama:  Unë nuk jam ambasadorja amerikane. Ambasadorja e Shba-ve përjashton një shtet që jo vetëm që i ka vendosur vijë të kuqe por sfidohet në mënyrë qesharake. Përpara se ta korruptoja unë do ta kishin korruptuar fuqitë e mëdha, dhe ajo s’do ishte më ajo Amerika. Vendimet për nongrata janë vendime që merrem me vendime të detajuara.

Si e dinit që Berisha nuk e kalonte dot Oqeanin?

Rama:  Të mos e kalosh oqeanin dhe nongrata janë dy gjëra të ndryshme.  Është një ndarje shumë e thellë dhe është shumë e qartë që SHBA njohin PD që drejtohet nga Basha, ka vulën, firmën.

A dini ndonjë tjetër që nuk e kalon oqeanin?

Rama:  Do bëni humor tani.

1

Kryeministri Rama ka deklaruar se përplasja mes kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj dhe Federatës Shqiptare të Futbollit nuk është çështje e qeverisë. Sipas Ramës, Bashkia  ka ankesa të mëdha dhe thotë që ka prova për farsën e zgjedhjeve në FSHF.

“Federata ka statutin e vetë, bashkia është aksionare e klubit Tirana, ka ankesa të mëdha dhe thotë që ka prova për farsën e zgjedhjeve. Është beteja e tyre!”, thotë Rama. UEFA dhe FIFA kanë paralajmëruar se do të vijnë në Shqipëri, po a do i presë Rama? “Po patjetër, unë i kam miq të dy ata. I pres me shumë kënaqësi”, u shpreh Rama për emisionin ‘Open’ në Top Channel.

Kryeministri zbuloi edhe se çfarë i ka thënë Kryebashkiaku Veliaj në lidhje me përgjimet: “Më tha që i qëndroj asaj që ka thënë, ka qenë një bisedë mes çunave të kalçetos…”.

Rama tregoi se çfarë bisedoi me Veliajn për këtë çështje dhe faktin që u përmend SPAK duke bërë me dije se nuk ka aspak lidhje me këtë.

“Nuk është fare tema jonë si qeveri. Unë thjesht kam bërë një bisedë me kryetarin e Bashkisë pasi doli një përgjim që nuk e kam dëgjuar, refuzoj të dëgjoj përgjime sepse të gjitha përgjimet janë në kontekste, të dala në konteksti prodhojnë diçka tjetër. Dhe po të na kishin regjistruar tani çfarë folëm e të na fusnin live, ishte toni tjetër.  Njerëz jemi ne, mish, kocka, gjak. E mora ta pyes çfarë është dhe më shpjegoi kontekstin, pozicionin e tij, abuzimet e federatës, të gjithë procesin e zgjedhjeve që sipas tij po bëhet përveç çdo standardi. Po i thashë për çfarë e përmend SPAK-un? Kur them që këto përgjime bëhen bazë abuzimi se i kam vuajtur në kurriz. SPAK-u nuk ka lidhje me këtë. Është një fjalë e thënë në muhabet, por SPAK nuk ka kompetencë të merret”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.