E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Lajme

A do të jetë mision i mundur Brian Hoyt Yee nesër në Tiranë?

Misioni i nesërm në Tiranë i Brian Hoyt Yee, është padyshim një “film i parë” për diplomatin që ka mbi 30 vjet që punon për dhe në Ballkan. Zyrtari i lartë i DASH që vjen nesër për të bindur PD ­në ta fusë në zgjedhje, apo për ti dhënë ultimatumin final, ka punuar me politikanët e Ballkanit që i njeh më mirë se askush në SHBA. Ndoshta mund të jetë mision i mundur falë njohjes shumë te mire te politikave ballkanike.

Ka provuar Prishtinën e Shkupin veç e veç në misione të ndara dhe si rezultat ka pasur më pas dy zhvillime: në Kosovë ra qeveria dhe vendi shkoi në zgjedhje, në Shkup u çmontua “revolucioni rus” i Nikolla Gruevskit. Këtë herë zyrtari i lartë i DASH, viziton Tiranën në një mision për të vendosur pikat mbi “i” pas bojkotit të paprecedent të PD­së në zgjedhjet e 18 qershorit.

 

Hoyt Yee e ka filluar “gavetën” në karrierën e tij diplomatike duke punuar me dy “elefantë” të diplomacisë botërore: Havier Solana dhe Richard Holbrooke. Zoti Yee, ka qenë asistent i Havier Solanas, kur ky i fundit ishte Sekretar i Përgjithshëm i NATO­s dhe njëohësisht ishte asistent i Holbrooke, në kohën kur superdiplomati i ndjerë ndoqi negociatat për të arritur Marrëveshjen e Dayton­it për Bosnjën dhe marrëveshjen me Millosheviçin për të tërhequr ushtrinë e policinë nga osova, që më pas përfundoi me bombarimin e vitit 1999.

Hoyt BrianYee, diplomati që vjen nesër në Tiranë për të tentuar një marrëveshje me Lulzim Bashën dhe që bindi Ivanovin të tërhiqet, ka qenë present në të gjithë evenimentet më të rëndësishme ballkanie. Natyrisht në prapaskenë, në një rol më të ulët, por shefat e tij ose kanë vdekur ose janë larguar nga skena politike. Por edhe pas çlirimit të Kosovës, Hoyt Lee, dërgohet në Ballkan për të përgatitur fazën e dytë të operacionit amerikan.

Emërohet si përfaqësues i SHAB në Podgoricë nga viti 2000 deri në 2002, duke përgatiur pavarësinë e më pas anëtarësimin në NATO të këtij vendi Ballkanik. Studenti i shkëlqyer i Berkley­t të California University, dhe i doktoruar në Georgetown të Uashingtonit për Marrëdhënie Ndërkombëtare, dërgohet nga shefat e mëdhenj të DASH në Afganistan për të ndihmuar qeverinë vendase të rindërtojë vendin pas largimit të talebanëve. Por përpara se të shkojë në Kabul Yee futi në CV edhe një eksperiencë të rëndësishme ballkanike për ta mësuar në kompleks rajonin. Ka shërbyer nga 2006­a deri në vitin 2009 si Konsull i Përgjithshëm i SHBA në Selanik

Në vitin 2010 emërohet sërish në Ballan, në një vend të NATO­s tashmë si Kroacia dhe aleat i rëndësishëm i SHBA. Nga viti 2010 deri në 2013, zoti Yee punon si Zv.ambasador i SHBA në Zagreb dhe më pas thirret në Uashington ku i jepet detyra e lartë e kreut të Departamentit të Euroazisë, post që e ka pasur një “peshë e rëndë diplomatike” si zonja Victoria Nuland, diplomate me autoritet të rëndësishëm. Por Yee, ndryshe nga Nuland është një njohës perfekt, i thellë, i gjerë, i të gjitha zhvillimeve në rajon dhe i njeh atorët politik në vendet e Ballkanit, më shumë se xhepat e tij.

Asnjë deklaratë apo truk që shpesh përdoret nga politikanët ballkanikë nuk pi ujë me diplomatin që ka harxhuar 27 vite të karrierës së tij ose duke punuar në këtë territor ose duke punuar për këtë rajon. Është natyrisht njeriu me kompetent në Departamentin e Shtetit për Ballkanin dhe sipas gjasave fjala e tij ka peshë mjaft të madhe tek Sekretari Rex tillerson. Ishte ministry i Donald trump që i kërkoi personalisht zotit Yee që të marrë në dorë departamentin e rëndësishëm të euroazisë pas dorëheqjes se bujshme të Victoria Nuland­it. Natyrisht e ka emëruar duke i dhënë edhe pushtet të madh. Kjo u pa qartësisht në Shkup, dhe pritet të shikohet qartësisht nesër në Tiranë…

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.