A do të rikandidojë për President të FSHF-së Armando Duka?/ Ja përgjigjja e tij
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, i ftuar në studion e emisionit “Top Story”, i është përgjigjur interesit të gazetarit Sokol Balla, nëse do të rikandidojë për postin që ai mban.
Ai u shpreh se, “Nuk e kam menduar që të mund të jap një përgjigje definitive. Do të presim afatet statutore kur mund të flas për këtë.”
Duka u shpreh se FSHF ka një sërë projektesh në dorë dhe do të vazhdojnë të zhvillohen.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



