E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
A do të tërhiqet Edi Rama nga zgjedhjet e 30 qershorit? Monika Kryemadhi tregon se si do të veprojë kryeministri
Politikë

A do të tërhiqet Edi Rama nga zgjedhjet e 30 qershorit? Monika Kryemadhi tregon se si do të veprojë kryeministri

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi është e bindur që kryeministri Edi Rama do të tërhiqet nga zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

E ftuar në “A Show” në News 24, zonja Kryemadhi tha se Kryeministri mund të mos e kishte botuar në Fletoren Zyrtare dekretin për shfuqizimin e datës 30 qershor si ditë zgjedhjesh.

Kryemadhi: Idajet Beqiri nuk ka shkuar për dekretin, por për t’u çregjistruar. Kolegji i thotë se sipas Kodit Zgjedhor, ti duhet të ishe çregjistruar në një datë filan. Je jashtë afatit. Po u tërhoq që tani Edi Rama, të gjithë njerëzve duke filluar nga Pjerin Ndreu që ka lënë mandatin i thonë pse na tradhtove. Të gjithë do t’i kthehen kundër Edi Ramës. Unë them që Edi Rama nuk shkon në zgjedhje. E di shumë mirë që janë të paligjshme. Ai mund ta çonte dekretin e Presidentit në Kolegjin Zgjedhor nëpërmjet KQZ-së së vetë politike. Ky nuk e bëri këtë veprim. Më e pakta, nuk do të lejonte të botohej në Fletoren Zyrtare përkundër që nuk lejon të botohet prej 5 vite që Ardian Dvorani nuk mund të vazhdojë të jetë anëtar i Gjykatës Kushtetuese.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.