A e shkakton “Tylenol” autizmin? Eksperti zbulon të vërtetën
Eksperti i shëndetit publik në Londër, Leidon Shapo, komentoi në A2 CNN deklaratën e fundit të presidentit amerikan Donald Trump, i cili rekomandoi që vajzat dhe gratë shtatzëna të shmangin përdorimin e preparatit “Tylenol”, duke pretenduar se ai rrit rrezikun e autizmit tek fëmijët.
Sipas Shapos, studimet e thelluara nuk kanë gjetur lidhje të qartë midis përdorimit të Tylenol gjatë shtatzënisë dhe autizmit, përveç disa rasteve të rralla, si tek nëna me moshë të avancuar ose kur ka histori të problemeve psikike në familje.
“Të gjitha provat tregojnë se nuk ka një lidhje të drejtpërdrejtë midis Tylenol dhe autizmit. Disa studime kanë vërejtur një rritje të lehtë në raste specifike, kryesisht tek nëna më të vjetra apo familje me probleme psikike. FDA reagoi duke nxjerrë një paralajmërim për kujdes në përdorim, por Tylenol mbetet një prej preparateve më të sigurta për shtatzënitë. Sigurisht, nuk duhet përdorur pa këshillën e mjekut dhe nuk është ilaç për temperaturat e ulëta,” tha Shapo.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



