E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kura për autizmin, Trump jep lajmin fantastik: Mezi po pres
Bota

Kura për autizmin, Trump jep lajmin fantastik: Mezi po pres

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka paralajmëruar një njoftim të rëndësishëm në lidhje me autizmin, i cili do të bëhet publik të hënën nga Zyra Ovale.

Gjatë një fjalimi në ceremoninë përkujtimore të aktivistit konservator Charlie Kirk, Trump bëri një devijim nga temat përkujtimore për të dhënë një mesazh me përmbajtje shëndetësore.

Ai theksoi se beson se administrata e tij ka bërë përparim të madh në trajtimin e çrregullimeve të spektrit autik dhe shprehu besimin se “mendoj se kemi gjetur një kurë për autizmin”. Trump shtoi më tej se ky do të jetë një nga njoftimet më të rëndësishme që ai ka bërë ndonjëherë si president.

“Mendoj se do t’iu duket e mahnitshme. Mendoj se gjetëm një kurë për autizmin,” theksoi presidenti i SHBA-së.

Pavarësisht se Trump nuk dha detaje konkrete mbi njoftimin, ai e lidhi atë me përpjekjet për të kuptuar shkaqet e rritjes së rasteve të autizmit në Shtetet e Bashkuara dhe me nevojën për ndërhyrje të menjëhershme.

“Mendoj se do të jetë një nga konferencat më të rëndësishme për shtyp që do të kem ndonjëherë dhe mezi e pres”, shtoi Trump.

Raporte të tjera sugjerojnë se Trump mund të njoftojë gjithashtu se gratë shtatzëna duhet të shmangin marrjen e Tylenol nëse nuk kanë ethe, për shkak të rrezikut të mundshëm në rritjen e autizmit. Ky shqyrtim është pjesë e një iniciative të udhëhequr nga sekretari i shëndetësisë, Robert F. Kennedy Jr., mbi faktorët që nxisin rritjen e shkallës së autizmit në SHBA.

Sipas raportimeve të Washington Post, zyrtarët gjithashtu mund të njoftojnë për përdorimin e një ilaçi të quajtur leukovorin si një trajtim të mundshëm për çrregullimin neurozhvillimor.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.