E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Trump trondit me deklaratën: Paracetamoli gjatë shtatzënisë lidhet me autizmin
Bota

Trump trondit me deklaratën: Paracetamoli gjatë shtatzënisë lidhet me autizmin

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka shkaktuar debat të madh pas një deklarate të bërë të hënën, ku lidhi përdorimin e paracetamolit gjatë shtatzënisë me rritjen e rasteve të autizmit, pa ofruar asnjë provë shkencore.

“Në Kubë nuk përdorin paracetamol sepse nuk e kanë, dhe atje thuajse nuk ka autizëm. Merrni për shembull Amishët, ata pothuajse nuk kanë autizëm”, tha Trump, duke sjellë shembuj që komuniteti shkencor i ka cilësuar si të pabazë.

Presidenti u përpoq të shqiptonte fjalën acetaminofen, përbërësin aktiv të ilaçit Tylenol, ndërsa këmbënguli se gratë shtatzëna nuk duhet ta marrin këtë ilaç, pa përmendur alternativa të tjera për trajtimin e temperaturës ose dhimbjeve.

Duke iu drejtuar Sekretarit të Shëndetësisë, Robert Kennedy Jr., i njohur për qëndrimet kundër vaksinimit, Trump shtoi:

“Bobby është shumë i kujdesshëm me atë që thotë. Unë nuk jam aq i kujdesshëm.”

79-vjeçari pranoi se deklaratat e tij janë “mendime personale” dhe jo këshilla mjekësore, duke theksuar se nuk është mjek.

Trump është shprehur edhe më parë skeptik ndaj vaksinave, sidomos ndaj vaksinës MMR (fruthi, shytat, rubeola), duke propozuar ndryshime në kalendarin e vaksinimit të fëmijëve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.