EMA rrëzon pretendimin e Trump, ja çfarë thotë
Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) ka kundërshtuar deklaratat e presidentit amerikan Donald Trump, i cili lidhi përdorimin e paracetamolit gjatë shtatzënisë me rritjen e rasteve të autizmit.
Në një reagim për Reuters, EMA theksoi se nuk ka asnjë provë shkencore që mbështet këtë pretendim dhe se paracetamoli, një nga medikamentet më të përdorura kundër dhimbjes dhe temperaturës, mbetet i sigurt për përdorim gjatë shtatzënisë, për sa kohë merret në dozën më të ulët efektive dhe për një kohë sa më të shkurtër.
“Provat e disponueshme nuk kanë gjetur asnjë lidhje mes përdorimit të paracetamolit gjatë shtatzënisë dhe autizmit,” – thuhet në deklaratën e EMA-s.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



