Rama sherr dhe dhunë mbi Engjëll Agaçin ?
Çfarë po ndodh në majat e pushtetit?
Prejt ditësh po qarkullon lajmi në rrethin e ngushtë pranë Kryeministrisë dhe ministrive mbi përplasjen e ashpër mes Kryeministrit Edi Rama dhe ish-Sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë, Engjëll Agaçi. Sipas informacioneve që po qarkullojnë në korridoret e politikës, debati mes tyre ka dalë jashtë kontrollit, duke kulmuar madje me një incident fizik, ku Rama, në kulmin e nervave, e ka goditur me një karrige besnikun e tij të dikurshëm.
Por përse një tension kaq i madh? Çfarë fshihet pas kësaj përplasjeje të rrallë në radhët e mazhorancës? Zërat thonë se gjithçka ka lidhje me një operacion sekret të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), e cila vetëm pak ditë më parë ka kryer kontrolle në Kryeministri dhe ka sekuestruar dokumente të rëndësishme, përfshirë edhe laptopin personal të Agaçit. Ivi Kaso deklaroi mbrëmë në opinionin e Fevziut se BKH ka bërë kontrolle në zyrat e zyrtarëve rë kryeministrit Rama.
Kjo ngjarje ka ndezur alarmin në kupolën e pushtetit, me dyshime se informacionet e marra mund të jenë të rënda dhe komprometuese për disa figura kyçe të qeverisë. Zyrtarisht, ende nuk ka një reagim nga Kryeministria mbi këtë kontroll surprizë të BKH-së, por heshtja e qeverisë vetëm sa i ka ushqyer më shumë spekulimet.
Burime të afërta me çështjen thonë se Agaçi është zhdukur nga skena publike dhe po mbahet “nën radar”, me urdhër direkt nga Rama, për të shmangur një skenar ku ai mund të dëshmojë kundër qeverisë. Pati edhe zëra që sugjeronin se Agaçi mund të ketë informacion të ndjeshëm që lidhet me dosje të rëndësishme, përfshirë transaksione financiare dhe afera të cilat, nëse dalin në dritë, mund të trondisin ekuilibrat politikë.
Një tjetër element intrigues është fakti që përplasja mes Ramës dhe Agaçit ka ndodhur pikërisht tani, në një moment kur SPAK dhe BKH duket se kanë intensifikuar hetimet ndaj zyrtarëve të lartë të qeverisë. Nëse materialet e sekuestruara përmbajnë prova inkriminuese, a mund të jetë ky fillimi i një skenari ku dikush brenda sistemit vendos të prishë “paktin e heshtjes” dhe të flasë?
Në këtë situatë të tensionuar, ku informacionet kontradiktore dhe zërat nga brenda qeverisë po bëhen gjithnjë e më shqetësues, një pyetje qëndron pezull: A po shembet ngadalë një prej aleancave më të forta të pushtetit? Dhe nëse po, kush do të jetë figura e radhës që do të bjerë?
Loja është e hapur, por një gjë është e qartë: lëkundjet në majën e piramidës politike po bëhen gjithnjë e më të forta. Dhe kur të dridhet karrigia e pushtetit, rrëzimi mund të jetë më i bujshëm seç mund ta imagjinojmë.
Balluku i dha koncensionin miliona euro babait të kreut të OSSH, Blendian Dalipaj
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



