E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
A po shkohet drejt luftës? SHBA-ja, Franca, Gjermania dhe Britania në deklaratë kundër Rusisë
Lajme

A po shkohet drejt luftës? SHBA-ja, Franca, Gjermania dhe Britania në deklaratë kundër Rusisë

Udhëheqësit e Francës, Gjermanisë, Shteteve të Bashkuara dhe Mbretërisë së Bashkuar kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët mbi sulmin e agjentëve nervor në Mbretërinë e Bashkuar, duke thënë se përgjegjësia ruse ishte “shpjegimi i vetëm i besueshëm”.

Ky është sulmi i parë i një agjenti nervor në Europë që nga Lufta e Dytë Botërore, dhe e kanë quajtur një sulm ndaj sovranitetit të Mbretërisë së Bashkuar.

Britania e Madhe ka dëbuar 23 diplomatë rusë në prag të incidentit.

Agjenti nervor është përdorur në helmimin e një ish-spiuni rus dhe vajzës së tij.

Në deklaratës e përbashkët thuhej: “Është një sulm ndaj sovranitetit të Mbretërisë së Bashkuar dhe çdo përdorim i tillë nga një shtet palë është një shkelje e qartë e Konventës për Armët Kimike dhe një shkelje e së drejtës ndërkombëtare, që kërcënon sigurinë e të gjithëve”.

Vendet i kërkuan Rusisë që të “adresojë të gjitha pyetjet që lidhen me sulmin” dhe të japë të gjitha detajet rreth agjentit nervor të përdorur.

“Brengat tona po rriten gjithashtu në sfondin e një modeli të sjelljes së mëparshme të papërgjegjshme ruse. Ne i bëjmë thirrje Rusisë që të përmbushë përgjegjësitë e saj si një anëtar i Këshillit të Sigurimit të OKB-së për të mbrojtur paqen dhe sigurinë ndërkombëtare”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.