E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
A rremb  rikthimi i Bashës? Berisha: Çfarë më tremb mo? Mos bëni shaka
Politikë

A rremb rikthimi i Bashës? Berisha: Çfarë më tremb mo? Mos bëni shaka

Ditën e djeshme, nëpërmjet një takimi me të rinjtë, ish-kryetari i PD-së, Lulzim Basha u rikthye në skenën politike.

Lidhur me një rikthim të mundshëm të Bashës, është pyetur nga gazetarët ish-kryeministri Sali Berisha.

Ky i fundit akuzoi Bashën se përdoret nga kryeministri Edi Rama, ndërsa tha se nuk trembet nga një rikthim i mundshëm i Lulzim Bashës.

“Çfarë më tremb mo? Çfarë pyet? Po e përdor Rama. Mos bëj shaka. Mos më pyet. Ta pyes Ramën ai. Ai është vegël në duar të Ramës. Bën ça i thotë Rama. Mos më pyesni mua për axhendën e tij. Axhendën e tij e shkruan Rama. Ai axhëndën ia bën Rama. Ç’të dojë të bëjë…(qesh) Bëri fushatë Basha? Ku e bëri fushatën? Nuk bëri fushatë, ajo është historia e kalit të Timurit, ato i mori kali. Vuri logon dhe i mori logoja. Lavdi logos.”, tha Berisha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.