SPAK ka paraqitur sot pretencën për 28 të pandehurit e përfshirë në dosjen e njohur si “Bujqësori”, të akuzuar për shkelje të barazisë në tendera dhe korrupsion.
Sipas hetimeve, bëhet fjalë për 9 procedura tenderimi të zhvilluara gjatë vitit 2022, të cilat dyshohet se janë kryer në mënyrë fiktive dhe me parregullsi të rënda, me një vlerë totale rreth 90 milionë lekë të reja. Në këtë dosje janë të përfshirë zyrtarë të universitetit dhe përfaqësues biznesesh, ndaj të cilëve rëndojnë akuzat për korrupsion dhe shpërdorim detyre.
Prokurori i çështjes, Dritan Prençi, ka kërkuar në total 34 vite e 6 muaj burg për 23 prej të pandehurve, të cilët kanë zgjedhur të përfitojnë nga gjykimi i shkurtuar.
Për 19 prej tyre, organi i akuzës kërkon që dënimi me burg të konvertohet në shërbim prove dhe punë në interes publik.
Ndërkohë, SPAK ka kërkuar dënimin me 3 vite burg për administratorin e Universiteti Bujqësor i Tiranës, Edmond Tërthorja, si dhe heqjen e të drejtës për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 5 vitesh.
Sipas procedurës së zakonshme dhe në një proces të ndarë nga pjesa tjetër e të pandehurve, do të gjykohen edhe Piro Zoga, Ilir Kusi, Bejo Bizhga, Dritan Laçi dhe Arjan Buliaj.
Sipas SPAK, hetimet për këtë çështje nisën më 21 tetor 2022 dhe zbuluan një skemë të mirëorganizuar manipulimi të prokurimeve publike. Në këtë skemë dyshohet se janë përfshirë zyrtarë të nivelit të lartë akademik, mes tyre dy zëvendësrektorët Ilir Kapaj dhe Romina Kotaj, si dhe administratori Edmond Tërthorja, të cilët në bashkëpunim me disa biznese dyshohet se kanë manipuluar procedurat e tenderimit.
Sipas hetimeve, proceset e prokurimit janë orientuar për të favorizuar kompanitë Krijon sh.p.k, Zero Group sh.p.k dhe Malvina Visoka PF.
Hetimet kanë zbuluar se këto subjekte jo vetëm favorizoheshin në tendera, por në disa raste paraqisnin edhe oferta fiktive në emër të bizneseve të tjera për të rritur artificialisht vlerën e procedurave të prokurimit.
SPAK thekson se dokumentacioni për fondet limit dhe specifikimet teknike përgatitej në koordinim të plotë me operatorët ekonomikë që ishin paracaktuar si fitues, ndërkohë që nuk kryhej asnjë analizë reale e tregut.
Sipas dokumenteve hetimore, pajisjet dhe mallrat që përfshiheshin në tendera ishin siguruar nga operatorët fitues disa muaj përpara shpalljes së procedurave, çka sipas hetuesve tregon se fituesit ishin vendosur paraprakisht.
Në këtë skemë manipulimi dyshohet se janë përfshirë edhe anëtarë të njësisë së prokurimit dhe të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, të cilët kanë ndihmuar në përzgjedhjen e fituesve të paracaktuar.
1.Edmond Terthorja – Administrator i UBT-së – 3 vite burg, ulje të 1/3 së dënimit, t’i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për 5 vite.
2.Amarildo Lleshi – Përgjegjës juridik i UBT-së – 3 vite burg, ulje të 1/3 së dënimit, t’i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për 5 vite.
3.Serafin Skenderi – 3 vite burg, ulje të 1/3 së dënimit, t’i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për 5 vite.
4.Altin Murto – 3 vite burg, ulje të 1/3 së dënimit, t’i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për 5 vite.
5.Klara Jahollari – 1 vit burg, t’i pezullohet masa e dënimit. Konvertim në shërbim prove 150 orë dhe të mbajë kontakte me shërbimin e provës.
6.Agim Sefa – 1.6 vite burg, t’i pezullohet ekzekutimi i vendimit dhe të konvertohet në shërbim prove për një periudhë 2-vjeçare.
7.Mehmet Qoshja – 1.6 vite burg, t’i pezullohet ekzekutimi i vendimit dhe të konvertohet në shërbim prove për një periudhë 2-vjeçare.
8.Enkeleida Sallaku – 1 vit burg, t’i zbritet 1/3 e masës së dënimit dhe të pezullohet, të konvertohet në shërbim prove për një periudhë 150 orë dhe të mbajë kontakte me shërbimin e provës.
9.Romina Koto – 1 vit burg, t’i zbritet 1/3 e masës së dënimit dhe të pezullohet ekzekutimi i vendimit, të konvertohet në shërbim prove për një periudhë 150 orë dhe të mbajë kontakte me shërbimin e provës.
10.Artur Koleci – 1.6 vite burg, t’i zbresë 1/3 e masës së dënimit dhe të konvertohet në 2 vite shërbim prove.
11.Blenard Spaho – 1.6 vite burg, t’i zbresë dënimi me 1/3 dhe të konvertohet në shërbim prove për një periudhë 2 vite.
12.Tedi Proda – 1.6 vite burg, t’i zbresë 1/3 e masës së dënimit dhe të konvertohet në 2 vite shërbim prove.
13.Elvira Shtogu – 1 vit burg, zbritje të masës së dënimit me 1/3 dhe të konvertohet në shërbim prove 150 orë.
14.Tone Vukaj – 1 vit burg, zbritje të masës së dënimit me 1/3, të pezullohet ekzekutimi i vendimit dhe të konvertohet në shërbim prove 150 orë.
15.Eridiana Cuni – 1 vit burg, zbritje të masës së dënimit me 1/3, të pezullohet ekzekutimi i vendimit dhe të vihet në shërbim prove 150 orë.
16.Erjola Kopali – 1 vit burg, zbritje të masës së dënimit me 1/3, të pezullohet ekzekutimi i vendimit dhe të vihet në shërbim prove 150 orë.
17.Etleva Shore – 1 vit burg, zbritje të masës së dënimit me 1/3, të pezullohet ekzekutimi i vendimit dhe të vihet në shërbim prove 150 orë.
18.Ilir Kapaj – 1.6 vite burg, zbret 1/3 e masës së dënimit dhe vendoset në shërbim prove për 24 muaj.
19.Radion Dhromi – 1.6 vite burg, zbret 1/3 e masës së dënimit dhe vendoset në shërbim prove për 24 muaj.
20.Klea Lekoçaj – 1 vit burg, zbritje të masës së dënimit me 1/3, të pezullohet ekzekutimi i vendimit dhe të vihet në shërbim prove 150 orë.
21.Mimoza Sefa – 1 vit burg, zbritje të masës së dënimit me 1/3, të pezullohet ekzekutimi i vendimit dhe të vihet në shërbim prove 150 orë.
22.Mimoza Shehu – 1 vit burg, zbritje të masës së dënimit me 1/3, të pezullohet ekzekutimi i vendimit dhe të vihet në shërbim prove 150 orë.
23.Rezearta Dervishi – 1 vit burg, zbritje të masës së dënimit me 1/3, të pezullohet ekzekutimi i vendimit dhe të vihet në shërbim prove 150 orë.