Abuzimi i 13-vjeçares, Aurela Gaçe: Marshova për të gjitha rastet….
Dhjetëra pjesëtarë të shoqërisë civile kanë marshuar sot në Tiranë kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave, duke marrë shkas nga rasti i 13 vjeçares së abuzuar në Kavajë.
Ndër ta ishin dhe emra të njohur të ekranit shqiptar, si Rudina Dembacaj dhe Aurela Gace.
Në një postim në Instagram, diva e muzikës shkruajti se marshoi kundër abuzuesve të çdo lloj forme.
Ndër të tjera u shpreh se në këtë shoqëri është e nevojshme të dhurohet sa më shumë dashuri.
Aurela Gace:
Nuk marshova në heshtje vetëm për një rast , por për të gjitha rastet që di, për të gjitha gratë e vajzat e dhunuara, për ato që kanë humbur jetën , për ato nëna që nuk do të arrijnë më të jenë pranë fëmijëve të tyre , sepse ashtu e vendosi xhelozia, psikopatia e mendja e sëmure e dikujt që nuk do askënd përveç egos së tij prej maçoje e frikacaku. Për të gjitha ato vajza që frika, turpi , i bën të qëndrojnë në heshtje e të marrin plagë shpirti çdo ditë, derisa humbasin jetën për të gjitha ato vajza por edhe djem që mund të jenë përdhunuar( mos t’ju duket çudi, por edhe ata turpi nuk i lë te flasin). Marshova kunder dhunës.
Kundër atyre që u japin të drejtë abuzuesve të çdo lloj forme, me pretekstin se ” mirë ti behet” ” e ka kërkuar” “ka provokuar” …se kushedi çfare ka bërë ajo që e meritoi.
Tmerr . Tmerr. Edhe këtë fatkeqësisht e degjojmë ta shprehin edhe vete gratë.
Sa shumë nevoje kemi . Për dashuri. Isha në marrshim, per tu solidarizuar me ato nëna që mbase vete janë abuzuar , e nuk dinë ndryshe, por ulin kokën e ashtu e mësojne edhe vajzën e tyre, se është turp, se burri të rreh e ti aty e ke vendin, s’ke ç’bën , se kështu është jeta.
Isha në marrshim e në fakt po prisja të shihja ëerfaqësuesit e shoqatave që shpesh me kanë bërë kërkese të jem e pranishme nëpër koncerte, për të mbledhur diçka , për t’u ardhur në ndihmë grave, fëmijëve etj. ..prisja në fakt që të ishin ata nismetaret , që ashtu siç na thonë se një fjali e jotja në një reklame kundër dhunës , sensibilizon’.
https://www.instagram.com/p/BtsxSPBgtIo/?utm_source=ig_embed
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



