E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Abuzuan me çmimet e ilaçeve, ushqimeve… ndiqen penalisht 8 administratorë
Publik News

Abuzuan me çmimet e ilaçeve, ushqimeve… ndiqen penalisht 8 administratorë

Gjatë 48 orëve të fundin janë proceduar penalisht 8 administratorë subjektesh dhe janë ndëshkuar me masë administrative 6 të tjerë.

Në Tiranë, u proceduan penalisht 5 administratorë, ndërsa 1 administrator u ndëshkua me masë administrative 50000 lekë, pasi ushtronin aktivitetin e shitjes së produkteve ushqimore, pa e regjistruar pranë organeve tatimore dhe dyshohet se kanë përpiluar fatura tatimore të shitjeve fiktive të çmimit të produkteve që tregtojne pikat e pakicës, duke abuzuar dhe përfituar me çmimet e tyre.

Ndërkohë, në Durrës janë ndëshkuar me masë administrative me nga 50000 lekë, 3 shtetas, konkretisht 2 pronarë dyqanesh me artikuj të ndryshëm ushqimor, pasi nga verifikimet u konstatua se tregtonin mall pa faturë, si dhe pronari i një farmacie, pasi u konstatua se nuk kishte afishuar listën e çmimeve.

Në Vlorë, u procedua penalisht administatori i një supermarketi në lagjen “Ujë i Ftohtë” Vlorë, si dhe u ndëshkuan me masë administrative me 80000 dhe 50000 lekë, 2 administratorë.

Njoftimi i policisë:

Vijojnë kontrollet e pandërprera në të gjithë vendin, për parandalimin dhe goditjen e rasteve të abuzimit me çmimet e medikamenteve, produkteve ushqimore dhe fruta-perimeve.

Gjatë 48 orëve të fundit janë proceduar penalisht 8 administratorë subjektesh dhe janë ndëshkuar me masë administrative 6 të tjerë.

Në zbatim të masave për parandalimin e abuzimit me çmimet si pasojë e shfrytëzimit të situatës, si dhe nga denoncimet e shumta të bëra nga qytetarët në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital, të cilët kanë denoncuar subjekte që abuzojnë me çmimet e produkteve që tregtojnë në pikat e shumicës dhe të pakicës të tregut të fruta-perimeve, ushqimeve dhe produkteve farmaceutike, në të gjithë vendin vijojnë kontrollet e përbashkëta për këtë qëllim.

Në Tiranë, specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, së bashku me strukturat e Hetimit Tatimor dhe AKU-së, proceduan penalisht 5 administratorë, ndërsa 1 administrator u ndëshkua me masë administrative 50000 lekë, pasi ushtronin aktivitetin e shitjes së produkteve ushqimore, pa e regjistruar pranë organeve tatimore dhe dyshohet se kanë përpiluar fatura tatimore të shitjeve fiktive të çmimit të produkteve që tregtojne pikat e pakicës, duke abuzuar dhe përfituar me çmimet e tyre.

Ndërkohë, në Durrës janë ndëshkuar me masë administrative me nga 50000 lekë, 3 shtetas, konkretisht 2 pronarë dyqanesh me artikuj të ndryshëm ushqimor, në lagjen nr. 15, Durrës, pasi nga verifikimet u konstatua se tregtonin mall pa faturë, si dhe pronari i një farmacie, pasi u konstatua se nuk kishte afishuar listën e çmimeve.

Në Vlorë, u procedua penalisht administatori i një supermarketi në lagjen “Ujë i Ftohtë” Vlorë, pasi nga kontrolli i ushtruar nga specialistët e Seksionit Ekonomik e Financiar në supermarketin në pronësi të tij, janë gjetur dhe bllokuar disa produkte ushqimore të skaduara, si dhe u ndëshkuan me masë administrative me 80000 dhe 50000 lekë, 2 administratorë me aktivitet tregtim i artikujve ushqimor dhe industrial, si dhe fruta-perime, të cilët u gjetën të parregullt në ushtrimin e aktivitetit.

Në Elbasan, u proceduan penalisht 2 administratorë, pasi nga kontrollet rezultoi se ushtronin aktivitetin e shitjes së produkteve ushqimore dhe farmaceutike pa faturë tatimore dhe pa u regjistruar pranë organeve tatimore.

Kontrollet do vijojnë në të gjithë vendin pa ndërprerë dhe në këtë kuadër Policia e Shtetit fton qytetarët të denoncojnë në 112 e Komisariatin Dixhtal çdo rast abuzimi me çmimet apo me afatet e skadencës së produkteve që ata blejnë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.