E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Adoleshenti niset për Zvicër, vëllai i tij denoncon në polici
Lajme

Adoleshenti niset për Zvicër, vëllai i tij denoncon në polici

Një 18-vjeçar, i larguar nga Shqipëria në drejtim të Zvicrës, prej më shumë se një muaji është deklaruar i humbur nga familjarët e tij në Tiranë. Vëllai i tij, shtetasi Emirjon H., 28 vjeç, ka bërë denoncim në Komisariatin nr.1, duke kërkuar që të njoftohen autoritetet në Zvicër për gjetjen e tij.

Burime nga Policia thanë se bëhet fjalë për shtetasin Adelajden H., 18 vjeç, i cili është larguar nga Shqipëria më datë 9 tetor të këtij viti. Për 8 ditë, pas mbërritjes në Zvicër, adoleshenti ka komunikuar rregullisht me vëllain e tij, ndërsa më pas telefoni i tij rezulton vazhdimisht i fikur. Sipas kallëzimit të të vëllait, që nga data 17 tetor kur ka qenë komunikimi i fundit me të, ai nuk di më asgjë për vendndodhjen e adoleshentit.

“Shtetasi Emirjon H., 28 vjeç, banues në Tiranë, kallëzon se më datë 9 tetor 2017, është larguar për në Zvicër vëllai Adelajden H., 18 vjeç dhe më datë 17 tetor 2017, ka humbur kontaktet me të. Punohet për gjetjen e tij. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë”, tha dje zyrtarisht Policia e Tiranës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.