E mërkurë, 18 nëntor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK PUBLIK
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës kryeson renditjen Evropiane të ACI EUROPE me 23.3% rritje të trafikut të pasagjerëve
Our Story

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës kryeson renditjen Evropiane të ACI EUROPE me 23.3% rritje të trafikut të pasagjerëve

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) renditet i pari në Evropë për rritjen e trafikut të pasagjerëve në kategorinë e aeroporteve të mëdha, duke shënuar një rritje prej 23.3% gjatë tremujorit të tretë të vitit 2026, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sipas raportit të publikuar nga Këshilli Ndërkombëtar i Aeroporteve – Evropë (ACI EUROPE), Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës renditet përpara aeroporteve të Tel Avivit, Tashkentit, Krakovit dhe Venecias, duke konfirmuar pozicionin e tij ndër aeroportet me ritmet më të larta të rritjes.

Rezultatet e nëntë muajve të parë të vitit 2026 konfirmojnë këtë ecuri pozitive, me rreth 10.8 milionë pasagjerë të mirëpritur deri në fund të shtatorit. Kjo performancë e vendos Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës në rrugën drejt një tjetër viti rekord.

Zgjerimi i vazhdueshëm i rrjetit të destinacioneve, shtimi i frekuencave të fluturimeve, forcimi i partneriteteve me kompanitë ajrore dhe promovimi i Shqipërisë si destinacion kanë qenë ndër faktorët kryesorë të kësaj rritjeje.

Investimet e vazhdueshme të Grupit Kastrati në infrastrukturën aeroportuale, zgjerimin e kapaciteteve operacionale, modernizimin dhe digjitalizimin e shërbimeve dëshmojnë angazhimin për rritjen e mëtejshme të trafikut dhe përmirësimin e standardeve të udhëtimit për pasagjerët.

Si një portë kryesore hyrëse në Shqipëri, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës vijon të forcojë pozicionin e tij në tregun evropian të aviacionit, duke kontribuar në rritjen e lidhjeve ajrore të vendit, zhvillimin e turizmit, tërheqjen e investimeve dhe krijimin e mundësive të reja të punësimit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.