E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Afera e inceneatorit të Tiranës/ SPAK hap çështje të re penale për hetimin e zbatimit të kontrates koncesionare
Lajme

Afera e inceneatorit të Tiranës/ SPAK hap çështje të re penale për hetimin e zbatimit të kontrates koncesionare

Pasi iu komunikoi akuzat 15 te dyshuarve të parë për inceneratorin e Tiranës, SPAK ka hapur një cështje të re penale me fraksion në kuadër të së cilës po vijon hetimin per zbatimin e kontrates koncesionare.

Dosja e vecuar perfshin një sërë institucionesh, të cilat kanë anetarë në Njësinë e zbatimit të koncesionit.

Per inceneratorin e Tiranes deri me tani janë të pandehur ish- ministri I Mjedisit Lefter Koka, ish deputeti socialist Alqi Bllako, biznesmenët Mirel Mertiri dhe Klodian Zoto pronarët faktikë të inceneratorit, Taulant Tusha një prej njerëzve të besuar të kryebashkiakut të Tiranës Erjon Veliaj si dhe ish-zyrtarë të tjerë.

Për aferën e inceneratorit të Tiranës SPAK ka marrë deshmitë e kryebashkiakut Erjon Veliaj dhe zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Prokuroria e Posacme po heton ndërkohë pasurinë e Erjon Veliajt dhe familjarëve të tij.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.