E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Afganistan/ Facebook ndalon talebanët: Ekipi i ekspertëve afganë do të kontrollojë përmbajtjen në rrjetet sociale
Publik News

Afganistan/ Facebook ndalon talebanët: Ekipi i ekspertëve afganë do të kontrollojë përmbajtjen në rrjetet sociale

Facebook ka njoftuar se ka ndaluar talebanët nga platforma e tij, si dhe të gjitha përmbatjet në mbështetje të grupit, të cilin rrjeti social e konsideron një organizatë terroriste.

1

Sipas raportimeve të BBC-së, rrjeti social i themeluar nga Mark Zuckerberg ka formuar një ekip ekspertësh afganë të përkushtuar për heqjen e përmbajtjeve që lidhen me talebanët, të cilët prej shumë vitesh përdorin rrjetet sociale për të përhapur mesazhet e tyre.

Përveç Facebook-ut, vendimi vlen edhe për platformat e tij në Instagram dhe WhatsApp.

“Talebanët njihen si një organizatë terroriste sipas ligjit amerikan dhe për këtë arsye ne i kemi ndaluar ata të shpërndajnë mesazhe nga shërbimi ynë”, thuhet në një deklaratë të lëshuar sot nga Facebook.

“Pavarësisht se kush e kontrollon pushtetin, ne do të marrim masat e duhura kundër atyre që shkelin këto rregulla”, vazhdon deklarata, duke sqaruar se një “ekip ekspertësh nga Afganistani, folës të gjuhëve Dari dhe Pashtun, si dhe njohës të dialekteve e përmbajtjeve lokale” u është besuar detyra e monitorimit të përmbajtjeve.

Në fakt, talebanët nuk janë njohur zyrtarisht si një organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, por grupi është vendosur në listën e “Terroristëve Botërorë” të përcaktuar veçanërisht nga Departamenti i Thesarit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.