Afro 1 milionë të infektuar, mbi 50 mijë viktima dhe mbi 200 mijë të shëruar në të gjithë botën
Koronavirusi është bërë prej muajsh tema kryesore e çdo ‘bisede tavoline’, pasi në një mënyrë ose në një tjetër, të gjitha janë të afektuar nga ky virus vdekjeprurës.
Me 981.425 të infektuar, numri total po i afrohet 1 milion-shit. Ndërkohë, kanë humbur jetën 50.255 persona ndërsa janë shëruar 206.272 pacientë.
Listën e shteteve më të prekura nga covid-19 e kryeson SHBA-ja, me 227 mijë të infektuar dhe 5300 viktima, ndërsa Italia numëron 115 mijë të prekur dhe afro 14 mijë viktima.
Edhe Spanja është në gjendje kritike, pasi ka plot 110 mijë të infektuar dhe 10 mijë viktima.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



