E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Agron Duka: Nuk do ta mbajmë mbi kurriz barrën e mosrealizimit të zgjedhjeve të lira e të ndershme
Politikë

Agron Duka: Nuk do ta mbajmë mbi kurriz barrën e mosrealizimit të zgjedhjeve të lira e të ndershme

Pas takimit të opozitës ku u firmos koalicioni i bashkëpunimit midis tyre ka folur edhe Agron Duka.

Pas takimit të opozitës ku u firmos koalicioni i bashkëpunimit midis tyre ka folur edhe kryetari i Partisë Agrare Ambjentaliste Agron Duka.

“Nuk do ta mbajmë mbi kurriz barrën e mosrealizimit të zgjedhjeve të lira e të ndershme. Problemet e tjera në detaje që diskutuam, janë edhe problemet e bujqësisë, ku morëm angazhimin që në koalicion të jemi këmbëngulës që të plotësojmë nevojat e fermerëve shqiptarë, sidomos për banorët e zonave rurale”.

Kujtojme që kjo marrëveshje përbëhet nga 10 pika dhe është nënshkruar nga kryetarët e disa partive brenda koalicionit opozitar, mes tyre Lëvizja Socialiste për Integrim, Partia Republikane, Lëvizja për Zhvillim Kombëtar, PBDNJ, PAA, PDK dhe PDIU.

Ky koalicion synon krijimin e një qeverie tranzitore që do të garantojë zgjedhje të lira e të ndershme dhe do t’i hapë rrugë drejtësisë për të ndëshkuar ata politikanë që janë faktuar se kanë blerë zgjedhjet.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.