E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Agron Gjekmarkaj flet për rritjen e pagave: Refuzoj të bëhem hajdut, dinjitetin e kam te rroga
Politikë

Agron Gjekmarkaj flet për rritjen e pagave: Refuzoj të bëhem hajdut, dinjitetin e kam te rroga

Rritja e pagave për deputetët është e vonuar, duhet të jesh biznesmen që të përballosh shpenzimet e politikës!

Gjekmarkaj tha se rritja e pagave për deputet është e vonuar dhe e mangët, ku theksoi se ai refuzon të të bëhet hajdut pasi dinjitetin e ka te rroga.

“Dua të them dy fjalë për rrogat! Sot në këtë sallë po kuptoj që duhet të jesh biznesmen ose ish-prokuror që të jesh dhe deputet e të përballosh shpenzimet e politikës. Prej vitesh ka një strategji depersonalizimi të deputetit. Depersonalizimi i deputetit është depersonalizim i politikës. Statusi i deputetit është statusi i politikës. Me këtë logjike një pedagog nuk mund të jetë kurrë deputet as një njeri i zakonshëm, i bie që kjo sallë është vetëm për biznesmenë. Rritja e rrogave të deputeteve është e vonuar, është e mangët. Deputetët nuk janë nënkategori. Kush pranon të jetë i tillë le ta pranojë, unë e refuzoj. Unë refuzoj të behëm hajdut. Refuzoj edhe depersonalizimin. Dinjitetin e kam te rroga si zgjedhje dhe nuk me vjen turp as kam komplekse të bej pohime të tilla. Demagogët dhe populistët janë rriqnat më të ndyta të një shoqërie shprehej Gjergj Fishta ne 1922”, tha Gjekmarkaj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.