Agron Shehaj flet për mandatin e Xhaçkës : Gjyqtarët i kanë të gjitha provat për të marrë vendimin e duhur
Deputeti i Partisë Demokratike Agron Shehaj ka folur jashtë dyerve të Gjykatës Kushtetuese pas seancës për shqyrtimin e kërkesave të PD, lidhur me mandatin e ministres Olta Xhaçka.
Ai deklaroi se nëse gjykata nuk ka asnjë arsye që të mos jetë e drejtë pasi i ka në dorë të gjitha provat për të marrë vendimin e duhur.
“Nëse vendimi dhe nëse gjykata do të jetë e drejtë nuk ka asnjë arsye dhe i ka të gjitha provat për të marrë vendimin e duhur.
Nëse ka një vendim tjetër që është marrë ka justifikime sa të duan për të mos e marrë atë vendim. Ne jetojmë në një vend ku mungon drejtësia sepse njerëzit e paprekshëm si Xhaçka janë mbi ligjin”, deklaroi ai.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



