Agron Shehaj i vërsulet Ramës: Lëri shkallët e stadiumit, po shiko jetët e njerëzve
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj thekson se kryeministri Edi Rama duhet të lërë mënjanë shqetësimin për shkatërrimin e shkallëve të stadiumit ‘Air Albania’ po të shikojë jetët e njerëzve se po rrezikohen seriozisht nga koronavirusi.
Në një postim në rrjetin e tij social, Facebook, Shehaj shkruan se qeveria duhet të rrisë kontrollin ndaj atyre që hyjnë në Shqipëri.
Reagimi i Shehajt: Qeveria duhet ta marrë masa urgjente për parandalimin e përhapjes së Koronavirusit në Shqipëri. Më së paku, ajo duhet të vendosë kontrollin e detyrueshëm të temperaturës për të gjithë ata që hyjnë në Shqipëri, sikurse bëhet në shumë aeroporte dhe porte të botës. Është një masë minimale e domosdoshme. Lëreni propagandën se jetët e njerëzve janë më të rëndësishme se karriget e stadiumit me kullë. Ne jemi vend shumë i papërgatitur për fatkeqësi natyrore dhe epidemi, kemi shumë më pak burime dhe infrastrukturë të varfër shëndetësore, ndaj duhet të tregohemi shumë më të kujdesshëm se të gjithë për të parandaluar.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



