Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi ka folur për largimin e ish-deputetit Agron Shehaj nga qarku i Vlorës.
Sipas Bardhit, Shehaj ka qenë “i shumëpropozuar” në qarkun e Tiranës ndaj dhe do t’i nënshtrohet kandidimit në kryeqytet.
“Unë uroj që vizën t’ia vëmë kryeministrit Rama. Apeli im është: Cilido që ka dikë për të ndëshkuar, duhet t’i ndodhë atij që është përgjegjës.
Zoti Shehaj ka qenë i shumëpropozuar në degët e qarkut të Tiranës. Ai do ti nënshtrohet kandidimit në qarkun e Tiranës. Zoti Leskaj (i referohet kreut te KLSH Bujar Leskaj i cili do kandidojë në Vlorë në siglën e PD) ka kontribut dhe ai nuk mund të shkojë dëm. Unë jam i kënaqur që do japi kontribut në PD. Se ne jemi partia e atyre që kanë dhënë kontribut në të shkuarën e kthehen për të dhënë kontribut”, tha Bardhi.



