E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ai dha alarmin për koronavirusin: Si e vdiqën dy herë mjekun Li Wenliang
Publik News

Ai dha alarmin për koronavirusin: Si e vdiqën dy herë mjekun Li Wenliang

Fillimisht u dha lajmi se Li Wenliang kishte ndërruar jetë në spital pasi ishte prekur nga koronavirusi ndërkohë që trajtonte një pacient me këtë virus. Më pas, u raportua se nuk kishte vdekur, por ishte në gjendje të rëndë. Në fund, u dha përsëri lajmi se doktori vdiq.

Ishin rrjetet sociale ato ku qarkulloi në fillim lajmi i vdekjes. Më pas, gazeta e partisë në pushtet e konfirmoi këtë lajm. Pasi erdhi konfirmimi zyrtar, pati një reagim në Twitter edhe të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, që shprehej “thellësisht e trishtuar” për vdekjen e Li. Më pas, OBSH e fshiu postimin duke thënë se nuk ka informacion mbi gjendjen e doktorit.

Ishte spitali i Wuhanit ai që e përgënjeshtroi lajmin duke publikuar një komunikatë ku thonte se doktori nuk ka vdekur, por është në gjendje të rëndë. Pas kësaj deklarate, gazeta e Partisë Komuniste e fshiu postimin e saj ku konfirmonte lajmin e vdekjes, percjell A2CNN.Disa orë më vonë, vetë spitali konfirmoi vdekjen e doktorit Li Wenliang. Gazeta e qeverisë sërish bëri postim duke konfirmuar lajmin.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.