Akademi plot spiunë…Rudina Hajdari sulmon Gjinushin: Ushtroi dhunë seksiste ndaj gazetares
Kryetarja e Grupit Parlamentar të Demokratëve, Rudina Hajdari ka reaguar pas zgjedhjes së Skëndër Gjinushit në krye të Akademisë së Shkencave.
Hajdari në një status në Facebook ka dënuar ashpër qëndrimin e Gjinushit, që sipas saj ushtroi dhunë verbale dhe seksist ndaj një gazetarje të re.
Deputetja akuzon edhe Kryeministrin Rama se i ka falur fali Gjinushit Akademinë e Shkencave, pasi ai i fundit i fali partinë për zgjedhjet e 30 qershorit.
“Kryetari uzurpues i Akademisë se Shkencave i nisi minutat e para të karrierës së tij me dhunimin verbal seksist të një gazetareje të re.
I paligjshëm nga takat e këpucëve deri te flokët ai uzurpoi A.SH. si kryetar partie politike nëpërmjet një truku me K.M, duke i falur atij partinë për zgjedhjet e 30 Qershorit dhe Rama i fali akademinë e paralizuar me anëtarë me statuse joligjore, si çerdhe e shkaterrimit të historisë dhe albanologjisë, per të mos përmendur shkencat inekzistente të sakta.
Sikurse nuk ka bërë kurrë zgjedhje brenda partisë së tij shekullore pseudo-socialdemokrate, ashtu uzurpoi A.SH, me puç institucional prej një kapterri që hiqet si gjeneral në pension i shkencës. Prej tridhjet vjetësh asnjë libër, artikull shkencor, apo botim serioz, asnjë arritje në matematiken e aplikuar.
Dështim në shkencë, dështim në politikë si një rast partikular në të cilin “gjenerali i ekuacioneve” dëshironte të aplikonte matematikën në politikë, ku prej tre dekadash nuk mori kurrë më shumë se një mikrobus me votues. Duke mbetur profan në faktin se asnjëherë nuk mësoi se ku pritet shkenca me politikën ai preu kokat të gjithë miqve të tij në parti që ikën nga sytë këmbët” thekson Hajdari.
Më tej kryetarja e Grupit Parlamentar të Demokratëve ka akuzuar dhe anëtarët e Akademisë së Shkencave që sipas saj është e mbushur me ish-spiunë të sigurimit.
“Vjen në akademinë e shkencave dhe qysh në fjalimin e parë poshtëron asamblenë duke e quajtur konsultative. Mbledh nëntedhjetevjeçarë që dramën e jetës së tyre kane pasur faktin që i kanë bëre hosana vrasësit të babait te tyre, një pjesë me ishemira, një pjese të korruptuar me pagesa të paligjshme, me mbështetje nga akademikë ish-spiunë të sigurimit, sekretarucë diktatorësh, të dyshuar nga kolegët për plagjiatura, të tjerë që nuk dihet ku punojnë nëpër botë etj. Më vjen keq për një pjesë të akademikëve të vërtetë që nuk patën forcën dhe moralin e duhur t’i kundërvihen uzurpuesit anakronik.
Bëri reformën farse, për të sunduar mbi një institucion, ku veç truri nuk ka më efikasitet, pa marrë në konsideratë që në perëndim gjënden me dhjetëra shkencëtarë të rinj shqiptarë të vlerësuar maksimalisht nga shkenca botërore moderne.
Padyshim që Kuvendit do t’i paraqes që t’i presë sa më parë buxhetet kësaj karakatine, mbi samarin e të cilës ka hypur “gjenerali” në pension. Përndryshe, do të ndodhi ajo që nuk ka ndodhur në qindra vjet akademi, ku politikani i paudhë do të drejtojë shkencën dhe të paligjshmit dhe të paditurit, do të drejtojnë institucionin”, thekson Hajdari
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



