AKSHI dështon për ta marrë: Kërkojnë 30 MLN $!
Nga 1 Maj, Edi Rama njoftoi se do zhdukte sportelet e shërbimeve për shqiptarët, por mjaftoi sulmi i parë kibernetik, që platforma e tij, të cilën ai e quan histori suksesi, të dilte jashtë përdorimit. Pas rënies së E-Albania, qytetarët janë detyruar të kthehen tek sportelet. Portali, i cili mori miliona për mirëmbajtje tashmë nuk punon. Sipas qeverisë hakerat po duan të dëmtojnë shtetin.
Së fundmi, topchannel raporton se hackerat kanë lëshuar mesazhet e para.
Mësohet se në kompjuterat e AKSHI-it ka dalë mesazhi:
Të gjithë skedarët tuaj janë të koduar me enkriptim RSA 2084. Nuk është e mundur të rikuperoni skedarët tuaj pa një çelës privat. Duhet të na telefononi për të marrë të gjithë çelësat privatë për të gjithë PS e prekur.
Më pas janë publikuar disa numra telefoni shqiptarë. Këta numra janë të krerëve të shtetit shqiptar dhe familjarëve të tyre dhe jo të hakerave. Në këtë mënyrë, mesazhi kërkon të japë një sinjal të qartë politik për qëndrimin e shtetit shqiptar.
Mesazhi mbyllet edhe me një koment që ngre shumë dyshime. Në të thuhet: Pse duhet të shpenzohen taksat tona në dobi të terroristëve të Durrësit”.
Në këtë mënyrë hakerët kanë dashur të tregojnë lidhjen e tyre me shtetin iranian që prej kohës ka futur Shqipërinë në listën e vendeve jo mike për shkak se strehon anëtarët e opozitës iraniane.
Por mesazhi i dytë ngre dyshime të tjera. Burimet i thanë Top Channel se në një mesazh të dytë janë kërkuar si shpërblim 30 milionë dollarë në Bitcoin.
Ende nuk dihet nëse kjo është një justifikim i qeverisë, apo vërtet hakerat kanë sulmuar rëndë platformën qeveritare.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



