Aksident fatal në aksin Elbasan-Peqin, makina përplas këmbësoren
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin Bradashesh-Peqin, ku një këmbësore rreth 60 vjeçe ka humbur jetën pasi është përplasur nga një automjet.
Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Paraburgimi”, në aksin rrugor Elbasan-Peqin. Sipas informacionit paraprak të policisë, automjeti tip “BYD”, me targa AC 501 AE, drejtohej nga shtetasi F. Q., 47 vjeç, banues në Papër.
Për shkaqe që ende nuk janë përcaktuar, automjeti ka aksidentuar këmbësoren, e cila në momentin e përplasjes ndodhej në rrugë. Për shkak të plagëve të marra, rreth 60-vjeçarja ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Viktima ende nuk është identifikuar nga autoritetet, ndërsa grupi hetimor po punon për përcaktimin e identitetit të saj.
Pas aksidentit, drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, ku po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, ndërsa grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon hetimet për të përcaktuar rrethanat e plota të aksidentit dhe shkakun që çoi në përplasjen fatale.
Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



