E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Aksident fatal në aksin Peqin-Elbasan, 1 viktimë dhe 2 të plagosur
Lajme

Aksident fatal në aksin Peqin-Elbasan, 1 viktimë dhe 2 të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin kombëtar Peqin–Elbasan, duke i marrë jetën një pasagjereje 70-vjeçare.

Ngjarja është regjistruar në vendin e quajtur “Pazari”, në segmentin rrugor Pajovë–Bishqem, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin.

Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur dy drejtuesit e mjeteve. Ndërkohë, një prej pasagjereve, Drita Xhaja, 70 vjeçe, është dërguar fillimisht për ndihmë mjekësore në gjendje të rëndë.

Pavarësisht ndërhyrjes, 70-vjeçarja nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.

Menjëherë pas aksidentit në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës mjekësore dhe shërbimet e Policisë.

Grupi hetimor po vijon veprimet për të përcaktuar rrethanat dhe shkaqet e përplasjes.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.