E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Aksident fatal te Ura e Çerkezës, humb jetën 42-vjeçari
Lajme

Aksident fatal te Ura e Çerkezës, humb jetën 42-vjeçari

Një aksident i rëndë me pasojë humbjen e jetës është regjistruar pasditen e kësaj të diele në Tiranë, në zonën e njohur si Ura e Çerkezës.

Sipas të dhënave paraprake, ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:45, kur dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Njëri prej mjeteve drejtohej nga një shtetase me inicialet A. P., ndërsa automjeti tjetër nga shtetasi Q. T., rreth 42 vjeç.

Si pasojë e përplasjes së fortë, 42-vjeçari ka ndërruar jetë, duke mos arritur t’u mbijetojë plagëve të marra. Ndërkohë, drejtuesja e mjetit tjetër është shoqëruar në komisariat, ku po kryhen veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të përcaktuar shkaqet dhe dinamikën e përplasjes tragjike.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 16:45, tek Ura e Çerkezës, automjeti me drejtues shtetasen A. P., është përplasur me automjetin me drejtues Q. T., rreth 42 vjeç.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën shtetasi Q. T, ndersa drejtuesja shtetasja A. P është shoqëruar në Komisariat, për veprime të metejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.