E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Aksident i rëndë në Bulqizë, furgoni me minatorë bie në humnerë. Plagosen 3 persona
Publik News

Aksident i rëndë në Bulqizë, furgoni me minatorë bie në humnerë. Plagosen 3 persona

Një aksident i rëndë është shëuar pak më parë Qafë Buall në Krastë, pasi një furgon ka rënë në humnerë.

Sipas informacioneve furgoni po transportonte minatorë nga Krasta në Bulqizë.

Njoftimi i plotë

Rreth orës 17.50, Policia e Bulqizës ka marrë njoftim se në aksin e rrugës dytësore Tërnovë-Bulqizë, një automjet  ka dalë nga rruga.

Menjëherë është ngritur grupi hetimor ku nga  verifikimet paraprake kanë konstatuar  se ka dalë rreth 20 metra poshtë rrugës, automjeti tip ‘Mercedez Benz’, me drejtues Y.H, dhe për pasojë janë dëmtuar pasagjerët , A.S,  45 vjeç, i cili është transportuar me helikopter drejt Tiranës, D.M, 42 vjeçe, është transportuar me ambulancë drejt Tiranës, Xh.K, 44 vjeçe, dhe V.K, 32 vjeçe, të cilat po marrin ndihmë në Spitalin e Bulqizës, jashtë rrezikut për jetën.

Po punohet për kapjen e drejtuesit të automjetit pasi është largur nga vendi i ngjarjes.

Grupi hetimor vijon hetimet në vendin e ngjarjes, po punohet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.