AKSIDENT I RËNDË NË FIER, PËRPLASEN DY AUTOMJETE, 4 TË PLAGOSUR DHE NJË NË GJENDJE TË RËNDË
Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Levan-Fier.
Dy automjete njëri tip Benz dhe tjetri tipToyota janë janë përplasur me njëra-tjetrën, ku kanë mbetur të plagosur 4 persona, një prej të cilëve është në gjendje të rëndë.
Të plagosurit janë dërguar menjëherë në spitalin rajonal të Fierit. Ndërkohë policia ka mbërritur në vendngjarje, ku po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Si pasojë e përplasjes është shkaktuar dhe një trafik shumë i rënduar në këtë aks rrugor.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



