E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Aksident i rëndë në Gjirokastër, punonjësi bie nga kati i tretë
Flash

Aksident i rëndë në Gjirokastër, punonjësi bie nga kati i tretë

Transportohet me helikopter te Trauma në Tiranë

Një aksident i rëndë në vendin e punës është regjistruar ditën e sotme në Gjirokastër, ku një punonjës i shërbimeve publike ka rënë nga lartësia e një godine private, duke pësuar dëmtime të rënda.

Sipas informacioneve paraprake, shtetasi me inicialet D.K., pjesë e shërbimeve publike, ka qenë duke punuar së bashku me kolegët për pastrimin e një ndërtese private. Gjatë procesit të punës, dyshohet se ai ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë nga lartësia e katit të tretë të godinës.

Si pasojë e rënies, punonjësi ka marrë dëmtime të rënda dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën. Menjëherë pas ngjarjes është ndërhyrë për transportimin urgjent me helikopter drejt Spitali i Traumës në Tiranë, ku po merr trajtim të specializuar mjekësor.

Autoritetet pritet të dalin me një reagim zyrtar për të sqaruar rrethanat e plota të aksidentit, ndërsa po punohet për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.