E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kërcet arma në Kurbin, plagoset 22-vjeçari
Lajme

Kërcet arma në Kurbin, plagoset 22-vjeçari

Një incident i rëndë me armë zjarri është regjistruar në fshatin Gjorm të Kurbinit, ku një i ri ka mbetur i plagosur në rrethana ende të paqarta.

Sipas burimeve paraprake, bëhet fjalë për 22-vjeçarin Veron Pasha, i cili është qëlluar me armë zjarri dhe ka marrë një plagë në zonën e kofshës. Menjëherë pas ngjarjes, ai është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku po merr trajtim të specializuar mjekësor.

Mjekët bëjnë me dije se gjendja e tij paraqitet e stabilizuar dhe ndodhet nën kujdes të vazhdueshëm.

Ndërkohë, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca të shumta policie, të cilat kanë nisur hetimet intensive për të zbardhur plotësisht rrethanat e plagosjes. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve të dyshuar.

Deri tani nuk ka informacion zyrtar mbi motivet e këtij incidenti, ndërsa dinamika e plotë e ngjarjes mbetet ende e paqartë. Autoritetet vijojnë punën hetimore për të hedhur dritë mbi këtë rast.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.