E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Aksident i rëndë në Korçë, përplasen dy makina
Lajme

Aksident i rëndë në Korçë, përplasen dy makina

Një aksident i rëndë mësohet të ketë ndodhur në aksin Korçë-Maliq, ku dy makina janë përplasur me njëra tjetrën, e për pasojë ka mbetur i plagosur një persona.

Sipas informacioneve të para, mësohet se aksidenti ka ndodhur në fshatin Bulgarec, ku shtetasi E. L, 28 vjeç, banues në këtë fshat, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka goditur një mjet tjetër, i cili ndodhej i parkuar në anë të rrugës.

Nga ky aksident ka mbetur i plagosur E. L., i cili është dërguar në Spitalin e Korçës, ku aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Deklarata e Policisë së Korçës:

Informacion paraprak.

Më datë 23.12.2018, jemi njoftuar se në rrugën Korçë-Maliq, pranë fshatit Bulgarec, shtetasi E. L., 28 vjeç, banues në këtë fshat, duke drejtuar mjetin tip ‘Volkswagen’ me targë AA022IX, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka goditur një mjet tjetër tip ‘Audi’, i cili ndodhej i parkuar në anë të rrugës.

Për pasojë shtetasi E. L., ka marrë dëmtime fizike dhe është dërguar në Spitalin e Korçës, ku aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.