Një aksident me vdekje ka ndodhur në Tiranë ku një shofere e re ka aksidentuar për vdekje këmbësoren 67-vjeçe.
Policia bën me dije se, më datë 02.06.2020, rreth orës 10:00, në Allias, mjeti me drejtuesen shtetasen E.S., 28 vjeçe, ka aksidentuar kembesoren Xh.Ll., 67 vjeçe, e cila pasi eshte transportur per ne spital fillimisht ne gjendje te qendrueshme, ka nderruar jete me vone.
Drejtuesja e mjetit është shoqeruar në Komisariatin e Policisë Nr.4, për veprime të metejshme hetimore.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe percaktimin e shkakut të vdekjes pasi nga këqyrja paraprake nuk ka shenja dëmtimi në trup.



