E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Aksident i rëndë në unazën e Patosit, plagosen gruaja dhe fëmijët
Lajme

Aksident i rëndë në unazën e Patosit, plagosen gruaja dhe fëmijët

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në unazën e Patosit, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, duke shkaktuar të lënduar.

Sipas të dhënave paraprake, në aksident janë përfshirë një automjet tip “Benz” dhe një automjet tip “Citroen”. Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të plagosur bashkëshortja dhe fëmijët e drejtuesit të mjetit “Citroen”, të cilët kanë pësuar dëmtime dhe kanë kërkuar ndihmë të menjëhershme mjekësore.

Menjëherë pas ngjarjes, në vendin e aksidentit kanë mbërritur dy autoambulanca, të cilat kanë transportuar të lënduarit drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku po marrin trajtimin e nevojshëm.

Ndërkohë, në vendngjarje kanë ndërhyrë edhe shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit. Paraprakisht nuk dihen arsyet e përplasjes, ndërsa po punohet edhe për rikthimin e normalitetit në qarkullimin e mjeteve në zonë.

Autoritetet pritet të japin më shumë detaje në vijim, ndërsa gjendja shëndetësore e të lënduarve mbetet nën monitorim.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.