Aksident tragjik në Sauk, identifikohen viktimat dhe i plagosuri
Janë zbardhur identitetet e dy personave që humbën jetën në aksidentin e rëndë të ndodhur në rrethrrotullimin e Saukut, pranë zonës së TEG-ut në Tiranë. Sipas burimeve zyrtare, viktimat janë shtetasit Mohamed Lotf dhe Mohamed Ali, të cilët udhëtonin me një kamion të tipit pompë betoni.
Nga të dhënat paraprake, drejtuesi i mjetit, rreth 30 vjeç, ka ndërruar jetë menjëherë në vendngjarje si pasojë e përplasjes së fortë. Ndërsa pasagjeri, rreth 44 vjeç, u transportua me urgjencë drejt spitalit, por nuk arriti t’i mbijetojë plagëve të marra.
Në këtë aksident është përfshirë edhe një automjet tjetër, drejtuesi i të cilit, 28-vjeçari Roland Nuri, ka mbetur i plagosur. Ai ndodhet aktualisht në spital dhe fatmirësisht raportohet jashtë rrezikut për jetën.
Autoritetet bëjnë me dije se grupi hetimor vijon punën për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes, si dhe për të përcaktuar shkakun e aksidentit që rezultoi fatal për dy shtetasit e huaj.
Ngjarja ka shkaktuar reagime dhe shqetësim për sigurinë rrugore në një nga segmentet më të frekuentuara në hyrje të kryeqytetit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



