Aksident me humbje jete në Fushë Krujë
Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Tapizë–Fushë Krujë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:45, kur një automjet që drejtohej nga shtetasi K. M., rreth 19 vjeç, ka përplasur një këmbësor, shtetasin N. Z., rreth 62 vjeç. Si pasojë e plagëve të marra, këmbësori ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



