E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
VIDEO/ Rrëfimi i këtij 83-vjeçari në Tiranë po përlot mbarë rrjetin
Lajme

VIDEO/ Rrëfimi i këtij 83-vjeçari në Tiranë po përlot mbarë rrjetin

“Mbaj me vete numrin e vajzës, ta njoftojnë kur të vdes”

Një rrëfim i thellë dhe prekës nga një i moshuar shqiptar po qarkullon në rrjet pas një interviste për “A2”, ku 83-vjeçari Hajdar Lila nga Fushë-Kruja ndau me publikun një histori që pasqyron realitetin e trishtë të shumë të moshuarve sot, vetminë dhe përgatitjen për vdekjen në rrugë.

I ulur në një stol pranë “Zogut të Zi” në Tiranë, Hajdari tregoi se mban gjithmonë me vete një letër me emrin e tij dhe numrin e vajzës. Arsyeja? Që në rast se i ndodh diçka, njerëzit të mund të njoftojnë familjarët.

“Unë kam adresën me vete. Ishalla vdes rrugës. Shihe. ‘Hajdar Lila nga Fushë-Kruja. Hajde se kemi gjetur babanë duke numëruar yjet te Zogu i Zi.’ Se nuk i dihet ku vdes, se kam moshën…”, tha ai me një buzëqeshje të hidhur, por me një qetësi që të trondit.

Më tej, ai kujtoi një ngjarje që e kishte prekur thellë: “I ka vdekur babai, 3 fëmijë në Itali nuk erdhi asnjëri për ta varrosur.” Ky shembull e bën edhe më të dukshme dhimbjen e të moshuarve që ndihen të braktisur, sidomos nga fëmijët që kanë emigruar.

Megjithatë, Hajdari shprehu falënderim për fatin që ai ka tre fëmijë që kujdesen për të. “Unë kam tre fëmijë, dy vajza dhe një djalë. Më marrin në telefon nga tre herë në ditë. Po nuk iu përgjigja, vijnë dhe më marrin.”

Ky rrëfim është një thirrje e heshtur për të reflektuar mbi mënyrën si kujdesemi për prindërit dhe të moshuarit tanë. Në një kohë ku teknologjia na afron me botën, por shpesh na largon nga familja, fjalët e Hajdarit janë një kujtesë e fortë se dashuria dhe kujdesi për prindërit nuk duhet të shprehen vetëm me fjalë apo telefonata, por edhe me praninë tonë fizike, për sa kohë ata janë ende gjallë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.