E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Aksident me vdekje në Nikël–Larushkë, arrestohet efektivi i policisë
Lajme

Aksident me vdekje në Nikël–Larushkë, arrestohet efektivi i policisë

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore për Rajonin Durrës–Kavajë ka vënë në pranga në flagrancë një punonjës policie, i identifikuar me inicialet E. B., i cili ushtronte detyrën si trupë shërbimi në Patrullën e Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Krujë. Ai dyshohet për kryerjen e veprës penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, e parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal.

Sipas njoftimit zyrtar, arrestimi u krye pas një aksidenti të rëndë rrugor të ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 05:45, në aksin Nikël–Larushkë. Në momentin e ngjarjes, punonjësi i policisë po drejtonte automjetin e tij, kur u përfshi në përplasjen që rezultoi fatale për shtetasen N. Ç., e cila humbi jetën në vendin e ngjarjes.

Pas kryerjes së veprimeve të para hetimore, materialet proceduriale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e cila pritet të vijojë me veprime të mëtejshme ligjore për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.