E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Aksident i rëndë në Ksamil, humb jetën 20-vjeçari
Lajme

Aksident i rëndë në Ksamil, humb jetën 20-vjeçari

Një aksident tragjik është shënuar mbrëmjen e sotme në zonën e Ksamilit, në vendin e njohur si “Pema e Thatë”, ku një i ri ka humbur jetën.

Sipas të dhënave paraprake, viktima është Antonio Mateli, rreth 20 vjeç, banues në Ksamil, i cili drejtonte një furgon në momentin e aksidentit. Ai nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë gjatë transportimit drejt spitalit.

Menjëherë pas ngjarjes, në vendin e aksidentit kanë mbërritur forca të shumta policie, të cilat kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e plota të kësaj ngjarjeje të rëndë.

Autoritetet pritet të japin në vijim informacione më të detajuara mbi dinamikën e aksidentit dhe faktorët që mund të kenë çuar në humbjen e jetës së të riut.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.