E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Aksident në aksin Pogradec-Korçë/ Bllokohet Qafë Plloça, mjetet po kalojnë në rrugë dytësore
Lajme

Aksident në aksin Pogradec-Korçë/ Bllokohet Qafë Plloça, mjetet po kalojnë në rrugë dytësore

Një aksident ka ndodhur në aksin Pogradec-Korçë, e si pasojë është bllokuar Qafë Plloça.

Është bërë e ditur se aksi rrugor është i bllokuar prej orës 03.00 të mëngjesit dhe shkak është bërë aksidentimi i një trajneri.

Gjithashtu është njoftuar se mjetet po kalojnë në rrugë dytësore, e cila është e dëmtuar.

Në rrugën dytësore, shumë mjete e kanë të vështirë për t’u shkëmbyer prej ngushtësisë. Ndërkohë policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po bën devijimin, por si pasojë e vargut të gjatë të makinave në rrugën dytësore, e pamundur që të kthehen dhe mbrapsht.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.