Aksident në aksin Vlorë-Radhimë, dy persona në spital
Dy të plagosur jashtë rrezikut për jetën ndodhen në spitalin e Vlorës pas një aksidenti që ndodhi këtë të martë në aksin rrugor Vlorë-Radhimë.
Burimet thanë se paraditen e sotme u përplasën dy automjete.
Në vendngjarje mbërritën policia dhe ambulanca, por përplasja ka bërë që për disa minuta me radhë lëvizja në këtë aks të paralizohet.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



